Prokurimet Publike ne Qeverisjen Vendore

KONTRIBUTI I AATDA-AL
PËR PËRMIRËSIMIN E PROKURIMIT PUBLIK DHE PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE NË QEVERISJEN VENDORE

Si pjesë e objektivit për të ndihmuar për rritjen e performancës së qeverisjes vendore, AATDA-AL ka dhenë kontribut për përmirësim të procesit të prokurimit publik vendor, për operim më të mirë me fondet publike në të mirë të komunitetit dhe përmirësimit cilësor të qeverisjes vendore.

Fillesat gjenden në 2002-2003, kur AATDA-AL realizoi një monitorim të veprimtarisë së zyrave të prokurimit në 6 bashki dhe në 3 komuna të Shqipërisë. Më tej është punuar për ofrimin e rekomandimeve për reformimin e praktikave/procedurave të prokurimit, rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit të biznesit, forcimin e kapaciteteve të njësive vendore dhe organeve të zgjedhura në përdorimin e fondeve publike dhe në monitorimin e tyre, etj.

Filozofia e përpjekjes sonë mbështetet në sigurimin e bashkë-pjesëmarrjes së tre aktorëve kryesorë që marrin pjesë në mënyrë të natyrshme në procesin e prokurimit: organet e qeverisjes vendore, komuniteti i biznesit dhe organet e kontrollit/monitorimit të shpenzimeve publike. Mbështetur në këtë përcaktim eshtë punuar për promovimin e standardeve dhe praktikave të mira të prokurimit publik dhe përdorimit të fondeve nga qeverisja vendore, në të gjitha nivelet. Në këtë proces është vendosur një bashkëpunim konkret me njësitë e qeverisjes vendore, me dhomat e tregtisë, me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, me Shoqatën e Komunave të Shqipërisë, etj.

Që nga viti 2003, AATDA-AL ka zbatuar 7 projekte që lidhen me prokurimin publik vendor dhe me përdorimin e fondeve publike nga qeverisja vendore, të mbështetura nga USAID, Ambasada Amerikane, Ambasada e Vendeve të Ulëta, Fondacioni Soros, Zyra e Bankës Botërore, etj. (lexo më tepër)

Bashkërisht me CEC (Qendra për Vlerësim dhe Certifikim) janë vendosur kontakte me SGS (Government and Institutions Services), një kompani ndërkombëtare e shërbimeve të prokurimit, me synimin që shërbimet e verifikimit të prokurimeve dhe vlerësimit të impaktit të zbatohen edhe në vendin tonë.