AATDA

AATDA u regjistrua ligjërisht në qershor 1999, me emrin AATDA-AL, me statusin e organizatës jo-fitimprurëse. Simotra e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, AATDA-US është themeluar që në vitin 1992.

Qëllimi kryesor i AATDA, është promovimi i bashkëpunimit midis Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së, si një mundësi dhe nevojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe të tregut të lirë në Shqipëri.

Organizata ka qenë aktive ne avokatësinë për një mjedis më të mirë biznesi në Shqipëri, per zhvillimin e inovacionit ekonomik dhe social, për përmirësim të qeverisjes vendore dhe zhvillim rajonal, planifikimin e zhvillimeve ekonomike vendore nëpërmjet promovimit të partneritetit publiko-privat dhe në fusha të tjera.

Kontribut i rëndësishëm mund të konsiderohet asistenca për një rol të ri komuniteteve vendore në procesin e planifikimit dhe realizimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunim midis vendeve të rajonit. Po me aq rëndësi janë edhe angazhimet në promovimin e parimeve dhe standardeve bashkëkohore të qeverisjes së shoqërive aksionere në Shqipëri. AATDA-AL ka realizuar një numër të konsiderueshem programesh dhe projektesh, në fushat e asistencës për biznesin, promovimit të bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve ekonomike vendore të bashkësive përgjatë Korridorit 8, përmirësimit të prokurimit publik dhe promovimit të standardeve të qeverisjes së shoqërive aksionere.